Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarmi për azilin/ Zbulohet plani francez: Si do kontrollohen qytetarët në Shqipëri

2017/07/23 at 10:16 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Alarmi për azilin/ Zbulohet plani francez: Si do kontrollohen qytetarët në Shqipëri

“Pjesa më e madhe e kërkesave të shqiptarëve për azil në Francë refuzohen pasi janë të pajustifikuara”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.


Pas takimit që Bushati ka zhvilluar me ministrin francez, të dy kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Për këtë situatë të krijuar, ministri i Brendshëm i Francës ka deklaruar se do të vizitojë Shqipërinë pas tre muajsh, për të bërë një bilanc të masave që shteti shqiptar do të marrë për të reduktuar emigrimin e paligjshëm në Francë dhe kërkesat për azil.

Ndërkohë që një vit më parë, ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, ka hedhur idenë e rivendosjes së vizave për Shqipërinë, pasi numri i emigrantëve shqiptarë po bëhej i papërballueshëm. Gjatë konferencës për shtyp, ministri Bushati ka prezantuar një plan masash, të cilat, sipas tij, do të japin rezultat në tre muaj. Ai ka kërkuar mbështetjen e Francës për procesin e hapjes së negociatave me BE-në.

GERARD COLLOMB, MINISTËR I BRENDSHËM I FRANCËS:

Ky takim i sotëm u zhvillua pas një bisede telefonike që pata javën e kaluar me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Siç e dini, që prej vitit 2010, shqiptarët mund të lëvizin për qëndrime të shkurtra në vendet e BE-së pa pasur nevojë për viza.

Kjo masë kontribuoi sigurisht në afrimin e Shqipërisë me BE-në, por fatkeqësisht ne konstatojmë gjithashtu se pikërisht që prej vitit 2010 kemi një rritje të vazhdueshme dhe të theksuar të emigracionit shqiptar ilegal drejt territorit francez, shoqëruar kjo me një rritje të lartë të kërkesave për azil nga ana e shqiptareve që vijnë në Francë.

Një pjesë e madhe e këtyre kërkesave për azil refuzohen nga Franca, sepse janë të pajustifikuara. Tema e takimit tonë të sotëm ishte të studionim mjetet për të gjetur një zgjidhje ndaj këtij fenomeni të emigracionit të parregullt të shqiptarëve në Francë; me këtë rast dua të përshëndes zotin ministër shqiptar të Punëve të Jashtme dhe zonjën zëvendësministre të Punëve të Brendshme të Shqipërisë për iniciativën që ju keni ndërmarrë për të më paraqitur një plan me aksione që synojnë që brenda një hapësire kohore prej tre muajsh, ashtu siç është fiksuar me kryeministrin tuaj, ju të arrini rezultate konkrete në luftën kundra emigracionit të parregullt.

Franca ju inkurajon në këtë plan dhe ne jemi të gatshëm t’ju mbështesim për të përforcuar kontrollet në kufi, në mënyrë që të ulim ndjeshëm flukset e këtij emigracioni të parregullt e veçanërisht të minorenëve të pashoqëruar; mund t’ju mbështesim po ashtu për të luftuar kundra dokumenteve false. Kemi shkëmbyer, pra, mendime për këtë plan aksionesh gjatë bisedës sonë.

Ne duam të bëjmë një bilanc të masave që ju na keni propozuar dhe të impaktit të tyre me rezultatet konkrete brenda tre muajve të ardhshëm. Unë do të vij vetë në Tiranë pas tre muajsh për të bërë bilancin e këtyre masave që ju do të keni vënë në zbatim. E theksoj, është e rëndësishme që të kemi rezultate konkrete, domethënë një ulje të ndjeshme të numrit të shtetasve shqiptarë në situatë të parregullt në territorin francez. Mbi bazën e angazhimeve që u morën sot nga autoritetet shqiptare, dua të jem besimplotë se rezultatet bindëse do të arrihen dhe dua të falënderoj gjithë pjesëmarrësit e delegacionit shqiptar për punën e kryer sot.

DITMIR BUSHATI, MINISTËR I JASHTËM I SHQIPËRISË:

Ju falënderoj, zoti ministër Collomb, për mikpritjen dhe mundësinë që na dhatë sot për të bashkëbiseduar për një temë, e cila, siç e thatë dhe ju vetë, është një sfidë për Francën dhe Shqipërinë, sepse ka lidhje me emigracionin e paligjshëm, një fenomen që qeveria e Kryeministrit Rama është e vendosur për ta luftuar.

Siç u tha dhe nga ministri Collomb, ne sot dorëzuam një plan veprimi, i cili ka dy objektiva kryesore: së pari, për të reduktuar ndjeshëm numrin e shqiptarëve, të cilët kanë abuzuar me lirinë e lëvizjes, duke qëndruar në territorin francez jashtë rregullave dhe së dyti, për ta demotivuar këtë fenomen dhe sidomos për të luftuar rrënjët e këtij fenomeni së bashku.

Gjithashtu ramë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, aq më tepër që tani Franca dhe Shqipëria janë partnere strategjike me dokumentin që kemi firmosur në pranverën e këtij viti këtu në Paris dhe në këtë kontekst, së shpejti në Tiranë, krahas vizitës suaj që ne e mirëpresim, do të kemi dhe stacionimin e përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme të Francës për të na ndihmuar së bashku me autoritetet shqiptare, në mënyrë që ky fenomen të luftohet në mënyrë efektive.

Ne jemi të ndërgjegjshëm për sa u përket të drejtave dhe detyrimeve tona, aq më tepër që Shqipëria, së bashku me vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, janë pjesë e vijës së parë të Shengenit dhe jemi të vendosur që të punojmë në mënyrë të përditshme së bashku; në tre muajt në vijim do të kemi bilancin e parë, kur do kemi dhe takimin e radhës, ku do të fillojmë të diskutojmë besoj dhe për çështje të tjera të mprehta, të cilat sot për sot përbëjnë shqetësim për arkitekturën e sigurisë europiane, ku Franca dhe vendi ynë në Europën Juglindore kanë një rol për të luajtur;

së fundi do të dëshiroja t’ju falënderoja për gatishmërinë që na treguat për të na mbështetur jo thjesht me asistencë teknike, por dhe logjistike, krahas vullnetit të qartë politik që Franca ka dëshmuar në procesin e vështirë të reformave që kemi ndërmarrë gjatë këtyre viteve dhe në mbështetjen që na keni dhënë në procesin për integrimin europian, aq më tepër që vendi ynë pret të ulet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim.

Burimi: Panorama 

 

Etiketa: alarmi per azilinfrancaplani


Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
‘Trondit’ Gjergj Leka: Kam shkuar me femra më të mëdha, njëra sot është 85 vjeçe

'Trondit' Gjergj Leka: Kam shkuar me femra më të mëdha, njëra sot është 85 vjeçe

Imami që rrjedh nga një familje e krishterë

Imami që rrjedh nga një familje e krishterë

Shkrimi francez i 1872 : Në damarët e shqiptarëve rrjedh gjak pellazg. Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në Shqipëri

Shkrimi francez i 1872 : Në damarët e shqiptarëve rrjedh gjak pellazg. Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në Shqipëri
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}