Rreth 128 refugjatë mes tyre dhjetëra fëmijë, të vendosur në dy varka janë në rrezik të mbytjes në Mesdheun qendror.
Në varkën e parë, e cila është fundosur në pjesën më të madhe të saj ndodhen 60 persona, ndërsa në të dytën gjashtëdhjetë e tetë pasagjerë.
Mes tyre, sipas linjës së urgjencës “Alarm Phone”, ka shumë fëmijë që nisën udhëtimin drejt Europës, me prindërit e tyre, nga brigjet e Libisë.
Sipas gazetës La Repubblica, në zonë ka shumë erë dhe dallgë./Opinion.al