Kronikë

Akuzohet për vrasjen e shqiptares në Itali,32-vjeçari:Jam i pafajshëm, isha në…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:46 - 08/06/22 |
Opi Nion

Vazhdojnë hetimet për dy vdekjet e shqiptares Nevila Pjetri dhe transeksualit Camilla, të dy trupat u gjetën të pajetë në të njëjtën zonë në ditë të ndryshme.

Mediat italiane shkruajnë, se ai ka thënë se është i pafajshëm dhe pretendon se natën e dy vrasjeve ka qenë në lokal me shokë. Kjo është alibia Daniele Bedini, 32-vjeçari i akuzuar për vrasjen me dashje të Nevila Pjetrit (35). Vajza u gjet e pajetë të dielën në shtratin e përroit Parmignola, në Marinella, pranë Sarzanës, e vrarë nga dy të shtëna me armë në kokë.

Jo shumë larg, në të njëjtën zonë u gjet edhe trupi i Camilla, një transeksual në Albiano Magra. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të konstatuar nëse ka lidhje mes dy vdekjeve.

Vrasësi i dyshuar tashmë ndodhet i burgosur në burgun e La Spezias ku pret seancën gjyqësore. Ai ka thënë se natën e vrasjes ka qenë në një lokal me disa shokë dhe qenin e tij dhe ka qëndruar atje gjatë. Për momentin, hetuesit akuzojnë Bedinin vetëm për vdekjen e Nevilës, jo për vrasjen e Camilla-s./Opinion.al

Pas