Bota

Erdogan “sulmon” Suedinë: Ka terroristë në parlament



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:49 - 08/06/22 |
Opi Nion

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan këtë të mërkurën se vendi i tij nuk është në gjendje të mirëpresë Suedinë dhe Finlandën në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut pasi ka “terroristë” në parlamentin suedez.

“Përsa kohë të kenë terroristë në Parlament dhe përsa kohë do të lejojnë shfaqjet e grupeve terroriste nuk mund t’iu themi atyre, ecni para dhe futuni në NATO,”-tha Erdogan.

Ai foli në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, i cili po viziton Ankaranë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe hapat për t’i përmirësuar ato.

Presidenti turk tha javën e kaluar se dy vende nordike duhet të heqin dorë nga mbështetja për terrorizmin për t’u bashkuar me aleancën.

Erdogan vijon të shtojë akuzat ndaj Suedisë dhe premton se nuk do të heqë dorë nga vetoja për anëtarësimin e këtij vendi në NATO./Opinion.al

Pas