Aktualitet

Akuzat politike,Rama: COVID-it iu gjet vaksina, dëshpërimit të opozitës jo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:32 - 08/01/21 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës për media me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile iu është përgjigjur akuzave të opozitës për situatën e krijuar në vend nga reshjet dhe përmbytjet.

Rama theksoi se COVID-it iu gjet vaksina e imunizimit, ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula, duke akuzuar kështu opozitën se po bën politikë me fatkeqësitë natyrore.

Akuzave politike s’kemi çfarë t’ju bëjmë dhe COVID-it iu gjet vaksina e imunizimit, ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula. Ata kapen pas çdo situate për të bërë politikë, por ne do të bëjmë punën tonë duke bërë më të mirën në këtë situatë të vështirë. Ne kemi një protokoll standard  për emergjencat tona civile që duhet ta zbatojmë dhe duhet të vazhdojmë intensivisht këtë punë. Situata nuk ka si të jetë e pëlqyeshme në ato zona ku ka përmbytje. Por falë punës së bërë në infrastrukturën e kullimit, në kaskadën e Drinit kemi një gjendje të pranueshme dhe nën kontroll krahasuar me ato vite kur bëhej hataja”, tha Rama./Opinion.al

Pas