Rajoni

COVID-19/ Maqedonia e Veriut shënon 11 viktima dhe 100 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 08/01/21 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet Shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan se nga 764 testime të kryera, rezultuan pozitiv me COVID-19, 100 persona në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë regjistruar: 47 janë nga Shkupi, 3 në Kumanovë, 12 në Dibër, Shtip 1, Prilep 4, Tetovë 10, Veles 3, Ohër 4, Kavadar 8, Gostivar 3, Kriva Pallankë 1, Koçani 2 dhe Kërçovë 1.

Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj bëri me dije se po në 24 orët e fundit 11 pacientë humbën betejën me koronavirusin.

Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut 85,594 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që viktimat deri më sot janë 2 592./Opinion.al

Pas