Kryesore

Akuzat për UÇK/ Rama: Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 17/11/20 |
Opi Nion

Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video, por këtë herë në lidhje me akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për çështjen e hetimit të UÇK-së

Krahas videos, Rama shkruan se nuk është ai që e akuzon Bashën, por hezitimi i këtij të fundit për t’u përballur me akuzat.

Rama shkruan se roli i tij është vetëm që ti kërkoj Bashës shpjegim për përfshirjen e tij në këtë çështje.

Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën!  Vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij tipike për dikë që fshihet, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat e disa dëshmitarëve në Kosovë, të cilët as i njoh e as i kam takuar kurrë, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!  Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Dhe pse sipas tij, partia që ai drejton, dje në qeveri e votoi pro rezolutën e Këshillit të Europës, ngritur mbi raportin famëkeq të Dick Marty, të cilin Partia Socialiste, e votoi kundër?!  Ai duhet të përgjigjet, sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e deri edhe me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët. Bishtnimi në këtë rast amplifikon akuzat, ndërsa mbrojtja absurde duke bërë viktimën e një komploti politiko-mediatik, i konfirmon ato!”-shkruan Rama./ Opinion.al

Pas