Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat për përdhunim, deputeti i PS: Vajza ishte xheloze për djalin tim

2018/09/27 at 9:39 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Përdhunimi nga djali i deputetit/ Rranja, pistoletën në kokë komisarit

Deputeti i Partisë Socialiste për Krujën, Rrahman Rraja, mohon akuzat e ngritura nga ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputeti Rraja u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e bëra ndaj tij si sajesë.


“Djali ka patur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën u nda sepse u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë, dy ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha bëri postimin e tij në ‘facebook’ duke thënë se familja ime është e respektueshme në rrethin e Krujës dhe se me këto postime duan t’i ulin dinjitetin. Ajo kishte thënë se problemet që ka patur i kishte zgjidhur me djalin tim”, tha Rraja, i cili sqaron në versionin e tij se vajza e nxitur nga xhelozia ka bërë një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.

“Denoncimin e kreu nga xhelozia se djali im u lidh me një tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në komisariat”, shton deputeti socialist.

Po ashtu, ai ka mohuar edhe akuzat se në Stacionin e Policisë ka qenë me vëllanë dhe kreun e bashkisë, Artur Bushi.

“Jo, jo as që bëhet fjalë. Nuk e di pse është shprehur kështu ish-nënkomisari, por nuk e kam takuar asnjëherë”, tha Rrahja për gazetën “Panorama”.

Ndërkohë që ka një sërë dritëhijesh në këtë histori, se pse vajza u detyrua që të tërhiqte një kallëzim të bërë ndaj djalit të deputetit, dhe ca më tej të dilte nëpër media, duke mbrojtur integritetin e tij familjar.

INTERVISTA

Zoti Rraja, ju jeni akuzuar nga ish-nënkomisar i Stacionit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu se e keni kërcënuar në zyrën e tij. Keni një përgjigje ndaj kësaj akuze?

Ju faleminderit që më kontaktuat, por unë nuk e njoh fare këtë person dhe as kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. As jemi takuar ndonjëherë. Gjithçka që ai thotë, janë sajesa, ndoshta për të përfituar azil politik.

Keni dijeni se ku ndodhet Emiljano Nuhu, në cilin vend?

Jo, nuk e di, s’kam ndonjë interes për të.

Djali juaj, Rexhep Rraja, ka pasur ndonjë precedent me ligjin që është paraqitur në Komisariat?

Djali ka pasur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën është ndarë pasi u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë dy ditë pasi ish-Kryeministri Berisha bëri postimin e tij në “Facebook”, duke thënë që familja e Rrahman Rrajës është familja më e respektuar në rrethin e Krujës dhe se me këto postime, duan t’i ulin dinjitetin dhe integritetin kësaj familjeje. Ajo ka deklaruar se problemet, që unë kam pasur, i kam zgjidhur me djalin dhe se nuk kam asnjë problem.

Djali nuk është thirrur ndonjëherë në Komisariat apo të ketë qenë për t’u arrestuar, pasi marrëdhënia e tij me vajzën ka qenë e zgjidhur mes tyre?

Vajza ka shkuar, ka bërë denoncim nga xhelozia pse djali im e la dhe shkoi me një të dashur tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në Komisariat, përmes deklaratës që ju thashë më sipër.

Por ju nuk jeni thirrur ndonjëherë dhe nuk jeni ballafaquar me nënkomisarin Nuhu?

Jo, jo asnjëherë.

As ju, as vëllai juaj apo kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, nuk keni qenë bashkë në Komisariat, siç denoncon ishnënkomisari Nuhu?

Jo, jo, as bëhet fjalë, nuk jemi takuar asnjëherë me të. E thashë edhe njëherë, nuk e di përse ai është shprehur kështu, por nuk e kam takuar asnjëherë.

Etiketa: deputetKrujerrahman rraja


Ju sugjerojmë

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Rama vizitë në Francë, takohet me Macron
Kryesore

Rama vizitë në Francë, takohet me Macron

22 Qershor, 2026 10:02 am
Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
Aktualitet

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

22 Qershor, 2026 8:07 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

22 Qershor, 2026 8:05 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

22 Qershor, 2026 8:04 am
“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
Para
Albano Bogdo flet për varësinë e kaluar: Kur ulem me njerëz që pinë alkool

Albano Bogdo flet për varësinë e kaluar: Kur ulem me njerëz që pinë alkool

Gjaku i të burgosurve amerikanë infekton anglezët, qeveria kërkon ndjesë

Gjaku i të burgosurve amerikanë infekton anglezët, qeveria kërkon ndjesë

Kur Lenka Çuko godiste “brinjë më brinjë” Papa Gjon Palin II

Kur Lenka Çuko godiste "brinjë më brinjë" Papa Gjon Palin II
















TE FUNDIT

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
22 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 23-të e protestës qytetare. Një pjesë e qytetarëve ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa...

Lexo më shumë

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
22 Qershor, 2026

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
22 Qershor, 2026

José Luis Ábalos, ish-ministër i Transportit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}