Politikë

Akuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama takohet me liderët politikë të Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:36 - 29/06/20 |
Al Do

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë, ku është takuar edhe me homologun e tij, Avdullah Hoti, me ish-kryeministrin, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, me kreun e PDK-së Kadri Veseli dhe së fundi me Presidentin Hashim Thaçi.

Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë,e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!” – shkroi kryeministri në Twitter kur njoftoi për vizitën e tij.

Takimet me krerët e institucioneve dhe partive politike vijnë në një situatë mjaftë delikate në Kosovë pas anulimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë. Shkak i kësaj u bë publikimi i aktakuzës nga zyra e Prokurorit të Dhomës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Gjatë takimit të Ramës me Hotin, ky i fundit është cituar të ketë thënë se Kosova ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat teksa u është referuar zhvillimeve të fundit politike.

Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve” është cituar të ketë thënë ai.

Rama në anën tjetër ka përsëritur ndihmën e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset, derisa ka ftuar kryeministrin Hoti në një vizitë zyrtare në Shqipëri, që pritet të realizohet më 3 korrik.

Kreu i Nismës në Kosovë Fatmir Limaj pas takimit me kryeministrin Edi Rama shkroi në Facebook së drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë  lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Gjithashtu, ai thotë se kryeministri Rama është shprehur i gatshëm të ofrojë të gjithë̈ ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kalojë Kosova.

Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë̈ me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë̈ ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova” shkruan Limaj.

Presidenti Thaçi, i cili ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbante një takim me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, do t’i drejtohet opinionit në lidhje me aktakuzën në orën 20:00 të hënën

Të premten, në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Thaçi ka thënë se akush “nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, ndërsa Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura janë të pavërteta. /Opinion.al

Pas