Aktualitet

AKU kontrolle në gjithë territorin, bllokon 27 ton mish pule në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 31/08/19 |
Al Do

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar produkte të pasigurta dhe ka ndëshkuar disa subjekte në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në njoftimin e AKU bëhet e ditur se është kthyer në Brazil, një sasi prej 27 tonësh mishi pule të cilat u kontrolluan në Portin e Durrësit dhe u cilësuan të pasigurta për konsum njerëzor. Ndërkohë në Shkodër, mungesa e kushteve higjeno-sanitare dhe e sistemit të gjurmueshmërisë bëri që një mëngjesore të mbyllet dhe të gjobitet me 400 mijë lekë.

Një fabrikë prodhimi, përpunimi, ambalazhimi dhe etiketimi të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier u gjobit me 1.9 milionë lekë pasi ushtronte aktivitetin pa licencë, punonte me produkte të skaduara dhe nuk kishte sistemin e gjurmeshmërisë. Gjithashtu AKU sekuestroi rreth 640 kg produkte të pasigurta.

Mos pasja e licencës dhe e sistemit të gjurmueshmërisë ka penalizuar edhe një supermarket në Fier i cili është mbyllur dhe është gjobitur me 1.2 milionë lekë. /Opinion.al

Pas