Aktualitet

Ministrat e BE-së mbështesin negociatat por nuk japin një datë konkrete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 31/08/19 |
Al Do

Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe homologët e tyre nga Ballkani janë takuar në Helsinki për një takim jo formal. Fokusi i takimeve ka qenë perspektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas nënvizoi rëndësinë që ka rajoni për BE dhe theksoi se është e rëndësishme që arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos vlerësohen veçmas.

“Mendoj se BE ka interes në këtë rajon. Kjo është e rëndësishme për të parandaluar të tjerët, të cilët jo domosdoshmërish bien dakord me vlerat tona, nga zgjerimi i influencës së tyre në rajon” tha Maas.

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto u shpreh gjithashtu optimist dhe tha se kolegët e tij nga Bashkimi Evropian kanë shumë shpresë se do të lëvizin drejt bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk ka dhënë ndonjë afat kohor.

“Unë mendoj se ka pasur pritshmëri pozitive se në një pikë ne do të vazhdojmë përpara me nisje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha për gazetarët Haavisto.

Megjithatë mes vendeve të Bashkimit Europian ka ende zëra skeptik për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Në lidhje me këtë fakt, Federica Mogherini nuk ka pranuar të tregojë se cilat shtete mbështesin nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe cilat e kundërshtojnë këtë proces.

“Unë kam parë sot mbështetje më të madhe dhe vendosmëri në mesin e vendeve anëtare sa i përket rëndësisë strategjike, ashtu që, Bashkimi Evropian të jetë i qëndrueshëm sa i përket hapave të ardhshëm të procesit të zgjerimit”, ka thënë Mogherini. /Opinion.al

Pas