Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktakuzat, Thaçi sot në Hagë

2020/07/13 at 8:00 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Aktakuzat, Thaçi sot në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë sot para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte. Ai do të merret në pyetje si ish- drejtor politik i UÇK i akuzuar së bashku me disa ish- luftëtarë për rreth 100 vrasje në luftën Kosovë- Serbi.


Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

Më 29 qershor, Thaçi deklaroi se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

“Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Pse Thaçi mori një ftesë për intervistë pasi u dërgua aktakuza kundër tij?

Nëse gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju, vërteton se dyshimet e ngritura nga prokurori kanë bazë, atëherë ai e konfirmon aktakuzën. Nëse ai nuk është i bindur, aktakuza refuzohet.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë nga data e paraqitjes së aktakuzës për ta konfirmuar ose hedhur poshtë atë, plotësisht ose pjesërisht.

Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara, gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori i specializuar mund të takohen gjatë hetimit dhe para se të konfirmohet aktakuza.

Gjykatësi mund të kërkojë ose të lejojë prokurorin e specializuar të dorëzojë material shtesë në mbështetje të cilësdo ose të gjitha akuzave; të kërkojë prej prokurorit të specializuar që të rishikojë aktakuzën me synimin që të japë më shumë hollësi për cilëndo prej akuzave, dhe veprimet konkrete të të dyshuarit, ose të mundësojë saktësi ligjore, ose më shumë qartësi në paraqitjen e akuzave; ose t’i kërkojë prokurorit të specializuar që të pakësojë numrin e akuzave ose të zvogëlojë kuadrin e akuzave.

Si rezultat i këtij shqyrtimi, gjykatësi i procedurës paraprake konfirmon ose hedh poshtë tërësisht, ose pjesërisht akuzat, në një vendim të arsyetuar. Me konfirmimin e cilësdo prej akuzave të aktakuzës i dyshuari bëhet i akuzuar dhe gjykatësi i procedurës paraprake mund të lëshojë një fletarrestim apo një urdhërparaqitje.

Paraqitja e parë e të akuzuarit në gjykatë bëhet brenda shtatë ditësh pas dorëzimit të aktakuzës. Aktakuza është në dispozicion të publikut vetëm kur ajo konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Moskonfirmimi i një aktakuze nuk e pengon prokurorin që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar.

Personi, kundër të cilit është konfirmuar aktakuza, në bazë të urdhrit gjyqësor, dërgohet në arrest, nëse nuk është i ndaluar. Ai menjëherë njoftohet për akuzat ndaj tij dhe sillet para Dhomave të Specializuara.

Aktakuza bëhet publike pas konfirmimit të saj, dhe në rrethana të jashtëzakonshme, nëse prokurori ka një arsye të vlefshme përpara konfirmimit, gjyqtari mund, për shkaqe sigurie, për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, të nxjerrë në publik një urdhër për mos zbulimin e përkohshëm të aktakuzës. Aktakuza do të publikohet jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit para gjykatës.

Çfarë ka tjetër në aktakuzë?

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Përveç kësaj, në komunikatë është thënë se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

“Nëpërmjet këtyre veprimeve, Thaçi dhe Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Si funksionon Gjykata Speciale?

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjatë vitit 2019, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar ish- kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rustem Mustafa, Shukri Buja e të tjerë. Një numër prej tyre u mbrojtën me heshtje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të vitit të kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo ku ka shprehur bindjen e tij se Gjykata e Hagës po e bën të kundërtën e asaj që ishte parashikuar në fillim.

Thaçi ka theksuar që qëllimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë që të mundësohet ekzistimi i kornizës ligjore dhe institucionale kombëtare të besueshme, i cili do të hetonte dhe do të procedonte krimet e pretenduara se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë.

“Në këtë drejtim, është paraparë që krimet që pretendohet se janë kryer nga të dy palët e konfliktit do të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë”, ka theksuar Thaçi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në përgjigjen e tij, kishte siguruar Thaçin që puna e Gjykatës Speciale nuk është e drejtuar në mënyrë specifike kundër asnjë grupi etnik, lëvizje, force apo njësie dhe ka shtuar që SHBA-ja pret nga të gjithë liderët e Kosovës që t’ju përmbahen obligimeve të dhëna qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe që të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën./ REL



Ju sugjerojmë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
Kronikë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

3 Korrik, 2026 10:01 pm
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

3 Korrik, 2026 8:34 pm
Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Aktualitet

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

3 Korrik, 2026 8:25 pm
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
Bota

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

3 Korrik, 2026 6:32 pm
Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Para
Si të mbroni veten nga përhapja e koronavirusit në ajër

Si të mbroni veten nga përhapja e koronavirusit në ajër

COVID-19/ Mbi 35 mijë viktima në Meksikë

COVID-19/ Mbi 35 mijë viktima në Meksikë

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

E shfrytëzuan seksualisht, tritol banesës së 17-vjeçares në Fushë-Krujë
















TE FUNDIT

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
3 Korrik, 2026

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur...

Lexo më shumë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
3 Korrik, 2026

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
3 Korrik, 2026

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit...

Lexo më shumë

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
3 Korrik, 2026

Një valë e të nxehtit në fund të qershorit që i çoi temperaturat në pjesë të Evropës në nivele rekord,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}