Kronikë

E shfrytëzuan seksualisht, tritol banesës së 17-vjeçares në Fushë-Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 13/07/20 |
Opi Nion

Një ditë më parë katër persona u arrestuan nga policia në Fushë Krujë, pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa shfrytëzonin seksualisht dhe një 17-vjeçare.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, sot bëhet me dije se pas arrestimit të katër personave, një sasi tritoli i është vënë gjatë natës së kaluar në oborrin e banesës së 17-vjeçares.

Policia ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes.

Autori është identifikuar me inicialet A. B. i shpallur në kërkim edhe për ngjarjen e një dite më parë. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e anti-eksplozivit të RENEA-s, të cilët kanë hequr lëndën e rrezikshme.

Njoftimi i policisë:

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij./ Opinion.al

Pas