Bota

COVID-19/ Mbi 35 mijë viktima në Meksikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:35 - 13/07/20 |
Opi Nion

Meksika është një nga shtetet më të goditura nga pandemia COVID-19. Deri më tani në këtë shtete kanë humbur jetën mbi 35000 persona.

Vendi i Amerikës Latine tani ka më shumë vdekje sesa Italia, një nga vendet e para që ngriti alarmin global mbi virusin.

Por, presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador, tha të dielën se pandemia ishte “duke humbur intensitetin”. Sipas tij,  fajin për shkaktimin e alarmit e kanë “mediat konservatore”.

Ky vend regjistroi 276 vdekje të dielën dhe 4,482 taste të të infektuarve, duke çuar numrin e përgjithshëm në gati 300,000.

Shtetet e Bashkuara janë ende vendi me numrin më të madh të viktimave nga sëmundja. Pas saj radhiten Brazili dhe Britania e Madhe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri janë infektuar mbi 230 mijë persona./ Opinion.al

Pas