Kryesore

Aksioni opozitar, Basha: Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë


               Publikuar në : 10:12 - 15/04/19 |
b.f

Me njerëzit, kundër krimit. Është ky mesazhi që ka dhënë sot Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook. Kryedemokrati shkruan se populli i ka vënë kryqin kësaj qeverie në bashkëpunim me bandat, duke paralajmëruar se vala e protestave nuk do të ndalet.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!”, shkruan Basha, duke postuar edhe një video nga protesta e ditës së shtunë./Opinion.al

Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa

Posted by Lulzim Basha on Monday, 15 April 2019

Pas