Kryesore

Edy Reja merr drejtimin e Kombëtares


               Publikuar në : 10:36 - 15/04/19 |
geliano fataj

Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares. Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë zgjedhjen e saj, pas një periudhe gati njëmujore kërkimesh.

Sipas burimeve prezantimi pritet të bëhet në ditët në vijim.

Reja ka drejtuar ekipe të rëndësishme të Serisë A si Torino, Xhenova, Kaliari, Lazio apo Napoli. Edi Reja ishte i pranishëm për të parë kombëtaren shqiptare, në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër kundër Turqisë.

Ishte pikërisht ajo ndeshja e fundit e Panuccit dhe e takimi i parë mes presidentit Duka dhe Edi Rejas, duke filluar që aty një bisede që i ka çuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare./Opinion.al

 

Pas