Aktualitet

Aksidentoi vajzat 10 vjeçare para shkollës, arrestohet shoferi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 04/05/16 |
b.f

Një vajzë vetëm 10 vjeç është duke luftuar për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo u aksidentua dje në mesditë para shkollës bashkë me shoqen e saj e cila është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin Oltjon Arapi, 29 vjeç, banues në Peshkopi. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit nga shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë më datë 03.05.2016, rreth orës 10.40, në lagjen “Nazmi Rushiti” në afërsi të shkollës 9 vjeçare “Demir Gashi”, Peshkopi, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 940 Oltjon Arapi i pajsur me leje drejtimi klasit B, ka aksidentuar dy nxënëse S. H, 10 vjeçe e cila ndodhet ne spitalin Peshkopi, jashtë rrezikut për jetën dhe B. K, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe dyshohet se ka kaluar para shkollës me shpejtësi të madhe. “Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thotë policia.

cadrashkolle 3shkolle 2

*foto nga vendi i ngjarjes

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas