Kronikë

Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet 22-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 25/01/21 |
Doriana Çepunaj

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga, drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësor në fshatin Buçimas dhe u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 24.01.2021, në fshatin Buçimas, Pogradec, ku u aksidentua me pasojë vdekje këmbësori P. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte”, njofton policia.

22-vjeçari me inicialet E.J., akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas