Kronikë

Aksidentohet familja në aksin Fier-Vlorë, humb jetën një fëmijë 6-vjeç



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 30/08/22 |
Opi Nion

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën Fier-Vlorë.

Policia bën me dije se në afërsi të fshatit Panaja një 33-vjeçar, i cili po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve, një fëmijë 6-vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe dy pasagjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeç, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasagjeret e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas