Kronikë

Copat e makinës në rrugë, pamje nga aksidenti ku humbi jetën 6-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 30/08/22 |
Opi Nion

Këto janë pamjet e rënda të aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin tonë në rrugën Fier-Vlorë, ku humbi jetën një fëmijë 6-vjeç.

Policia bëri me dije se në afërsi të fshatit Panaja një 33-vjeçar, i cili po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur humbi kontrollin e mjetit, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve, një fëmijë 6-vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeç, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, sikurse duket në pamje, në vendngjarje kanë mbetur të shpërndara copat e makinës, e cila është përplasur me bordurën e rrugës duke e shkatërruar atë.

Po ashtu në vendin e aksidentit janë shpërndarë edhe sendet personale të familjes si rrobat dhe uji.

Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm.

Pas