Kronikë

Autori shkoi në shtëpinë e ish-vjehrrit dhe vrau babë e bir, shkak divorci



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:45 - 30/08/22 |
Opi Nion

Babë e bir u ekzekutuan nga ish-dhëndri mbrëmjen e së hënës në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Autori Besnik Pjetri ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij ku ka vrarë ish-vjehrrin Pjerin Përjaku dhe Gent Përjakun, ish-kunatin e tij.

Policia bëri me dije se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikti familjar, i nisur pas divorcit mes çiftit. Pas krimit të dyfishtë Besnik Pjetri është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tij, ndërsa Grupi hetimor po vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se viktimat kishin pak kohë që ishin kthyer nga Italia./Opinion.al

Pas