Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti tragjik në Vlorë,policia:Ngjarja po hetohet,do ashpërsojmë masat

2021/06/25 at 2:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Identifikohen viktimat e aksidentit, familja sapo ishte kthyer nga Greqia

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, ka dhënë një deklaratë për mediat për aksidentin tragjik të ndodhur sot në autostradën e Vlorës, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje.


Dervishaj u shpreh se pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në akset kryesore të vendit, angazhimi me burime njerëzore dhe mjete teknologjike, nuk mund të parandalojë tragjedi të tilla.

Teksa siguron gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes.

“Së pari, në emër të Policisë së Shtetit i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën sot në aksidentin e ndodhur në aksin Fier – Vlorë.

Pavarësisht çdo rezultati të viteve të fundit, pavarësisht çdo trendi pozitiv në uljen e të vdekurve apo të plagosurve, aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë dhe për Policinë e Shtetit, çdo jetë e humbur në rrugë është shumë dhe do vijojë të konsiderohet shumë dhe e papranueshme, edhe sikur të ishte një jetë e vetme.

Jemi sinqerisht të keqardhur që pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore të vendit, sidomos tani gjatë sezonit të verës, angazhimi ynë me burime njerëzore dhe mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tragjedi të tilla.

Së dyti, dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik.

Së treti, dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve. Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë.

Së fundmi, dua t’i siguroj të gjithë se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, gjithashtu KUJDES, shpejtësia vret, përdorimi i alkoolit në drejtimit e mjetit vret, parakalimi i gabuar vret, mbajtja e rripit të sigurimit për vete dhe pasagjerët shpëton jetë”, tha Albert Dervishaj./Opinion.al

Etiketa: aksidenti tragjikpoliciavlore


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Ulje e tarifës së pasagjerit në aeroportin e Rinasit

Franca zbut kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria

Vaksinim në shtëpi për të moshuarit me probleme shëndetësore

Vaksinim në shtëpi për të moshuarit me probleme shëndetësore

U puth me asistenten, ministri anglez: Theva rregullat e distancës sociale

U puth me asistenten, ministri anglez: Theva rregullat e distancës sociale
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}