Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti tragjik në Gjermani/Flet daja i të plagosurit: Punonte në të zezë, sfilitej me orare të tejzgjatura!

2023/11/01 at 3:20 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti tragjik në Gjermani/Flet daja i të plagosurit: Punonte në të zezë, sfilitej me orare të tejzgjatura!

Një ngjarje e rëndë u regjistru në Gjermani, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi humbën jetën katër punëtorë shqiptarë, pasi skela që po punonin u shemb.


33-vjeçari Alfred Visha, është një nga të mbijetuarit e aksidentit, baba i tre fëmijëve të mitur i cili aktualisht ndodhet në gjendje kome në një spital të Hamburgut.

Daja i tij ka folur për News 24, duke thënë se fati i keq bëri që ai të ishte bashkë më shqiptarët e tjerë mbi skelën e mbingarkuar kur materialet e ndërtimit dhe hekuri i ranë përsipër. Zemra e fortë duket se e shpëtoi 33-vjeçarin.

Si shumë shqiptarë të tjerë, për të siguruar jetën e 3 fëmijëve të mitur në një fshat të thellë të Matit, Alfredi shkonte në Gjermani për punë sezonale cdo 3 muaj me pasaportë shqiptare, dhe më pas kthehej. Dajes i kishte rrëfyer se në kantier punonte në të zezë, sfilitej me orare të tejzgjatura, me siguri të dyshimtë teknike dhe për gjithcka paguhej 10 euro në orë.

Një apel Luan Cemenja e ka për shtetin. Ai kërkon ndihmë pasi kushtet ekonomike te familjes në Mat janë të vështira. Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, punëtor ndërtimi në atë skele me origjinë nga Dibra.

Pas më shumë se 35 orësh, operacioni “i vështirë përfundoi të martën në mbrëmje kur u nxor i pajetë nga rrënojat punëtori i fundit. Sipas policisë gjermane këtë të martë viktimat ishin shtetas shqiptarë dhe jo bullgarë siç u raportua në fillim pasi të gjithë kishin pasaporta të falsifikuara bullgare. Konfuzioni në infrmacion u krijua për shkak se shqiptarët punonin me dokumente false bullgare.

Punëtoret shqiptarët po punonin në katin e tetë të objektit kur skela e tyre u shemb pranë boshtit të ashensorit. Pasi u rrezuan frikshëm në thellësi, materialet e ndërtimit dhe shtyllat e hekurit të skelës u ranë përsipër. Ekipi i kërkim shpëtimit me 150 persona gjeti të vdekur në vend 4 punëtore shqiptarë me plagë e trauma të shumta.

Në vendin e aksidentit mjete të rënda punuan intensivisht për të shpëtuar të plagosurit ndërsa 700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë dhe specialistët e policisë kriminale gjermane po hetojnë për ngjarjen e rendë. Edhe në datën 2 shtator të këtij viti ndodhi një aksident i ngjashëm ku katër punëtorë ranë nga skelat dhe u plagosën rëndë.

Etiketa: gjermanikantiershqiptareviktima


Ju sugjerojmë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
Bota

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

24 Qershor, 2026 9:30 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Para
Deputetët e PD bllokojnë edhe Komisionin e Ekonomisë, largohen socialistët

Deputetët e PD bllokojnë edhe Komisionin e Ekonomisë, largohen socialistët

Tensionet në Kryesi/ Berisha: Nikolla do hetohet, mbylli deputetët në ashensor!

Tensionet në Kryesi/ Berisha: Nikolla do hetohet, mbylli deputetët në ashensor!

Opozita bllokoi deputetët e PS-së, Komisioni i Ekonomisë do mblidhet online

Opozita bllokoi deputetët e PS-së, Komisioni i Ekonomisë do mblidhet online
















TE FUNDIT

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
24 Qershor, 2026

Senati i SHBA-së votoi të martën me 50 vota pro dhe 48 kundër për të miratuar një Rezolutë për Kompetencat...

Lexo më shumë

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
24 Qershor, 2026

Ndërsa miliona turistë zgjedhin çdo vit Shqipërinë për plazhet e njohura të Rivierës apo atmosferën e gjallë të Tiranës, ekziston...

Lexo më shumë

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
24 Qershor, 2026

Teksa protesta kundër qeverisë hyri dje në ditën e saj të 24-t, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}