Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti tragjik/ Aqif Rakipi zbardh të ‘vërtetën’ e ngjarjes

2017/08/13 at 3:30 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje 54 vjeçarin, fajtor shpallet viktima

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, autori i aksidenti fatal ku humbi jetën një person në autostradën Tiranë-Durrës  shpreh keqardhjen e jashtëzakonshme për humbjen e jetës të një njeriu që  sipas tij i preu rrugën në të qindën  e sekondës ndërsa ai po udhëtonte  herët në mëngjes nga Durrësi për në Tiranë .


“E them me sinqeritetin më të madh që jam tej mase i hidhëruar për atë që ndodhi.E kam thënë dhe e ripërsëris që ndjej  keqardhje dhe dhimbje  për jetën e viktimës.

Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt dhe  dua të  bëj me dije se makina ime është dëmtuar pasi personi u përplas mbi automjet ndërsa po bëja përpjekje për të  manovruar kur dallova hijen e personit.

Fatkeqësisht nuk kam mundur ta evitoj aksidentimin e tij, megjithë përpjekjen e bëra,” tha Rakipi.

“Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet për të fshehur të vërtetën e këtij aksidenti që  u pa edhe nga të paktën dy a më shumë persona që kaluan rrugën duke mos pyetur për rrezikun që sjell kalimi i saj prej tyre në atë mënyrë aq të pakujdesshme.

Policia dhe prokuroria kanë aty provat filmike dhe të gjitha provat e tjera . Nuk jam tip që i fshihem të vërtetës. Në këtë rast ajo është kështu si po e them dhe sikurse e kam deklaruar e nënshkruar para organeve kompetente.Ndërsa gjithçka tjetër është spekullim keqdashësh ndaj emrit dhe figurës time publike,” u shpreh Rakipi

Ai gjithashtu kërkoi seriozitet në maksimum për zbardhjen e së vërtetës dhe që ngjarja të hetohet deri më detaj.

“Garantoj gjithkënd  në këtë proces  kam kërkuar seriozitet max për zbardhjen e të vërtetës .Kërkoj të investigohet deri në detajet më të imtësishme për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Atë mëngjes po kthehesha pasi kisha qëndruar deri në agim në Durrës,  pranë nënës së një njeriut tim që po lëngon nga një sëmundje e rëndë. E bëj publik edhe këtë detaj të panevojshëm pasi po spekullohet edhe se ku isha, ku shkoja e se çfarë mund të kisha për të fshehur pas ngjarjes.

Në atë moment gjykova se shkuarja menjëherë në polici ishte zgjidhja më e mirë. Nuk i kam telefonuar askujt.

I jam nënshtruar testit të alkolit para kamerave dhe jam trajtuar nga ekspertët sikurse çdo kush tjetër i përfshirë në aksident.

Shpreh keqardhje  për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Gjithkush êshtë i bindur që në këtë jetë ka plot gjëra që nuk varen prej vullnetit tonë.

Lidhur me akuzat e PD deputeti Aqif Rakipi theksin  se ai nuk shqetësohet për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi.

Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi,” përfundoi Rakipi.

Burimi: BalkanWeb

Etiketa: Aksidentidurresingjarjarakipi


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Suada Sherifi plas bombën: Ja çfarë më kërkoi Fadil Berisha që të shkoja në Miss Universe

Suada Sherifi plas bombën: Ja çfarë më kërkoi Fadil Berisha që të shkoja në Miss Universe

Si e financon diktatori jetën e tij luksoze?

Si e financon diktatori jetën e tij luksoze?

Ukrainasi akuzohet për vjedhje/ Erdhi për të qetësuar djalin pas humbjes së nënës, por …..

Ukrainasi akuzohet për vjedhje/ Erdhi për të qetësuar djalin pas humbjes së nënës, por .....
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}