Kronikë

Aksidenti në Pogradec, shkon në 9 numri i të plagosurve


               Publikuar në : 22:39 - 10/07/19 |
Opi Nion

Ka shkuar në 9 numri i personave të plagosur që u aksidentuan gjatë ditës së sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Mësohet se, të plagosurit ishin duke udhëtuar në një makinë “Land Rover”, nga Kalivaci në drejtim të Pogradecit kur makina ka dale nga rruga.

Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur për shkak të motit të keq./Opinion.al E.Xh

Pas