Aktualitet

Aksidentet/ Eksperti i sigurisë rrugore: Celularët, shkaku thelbësor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:00 - 03/08/16 |
root

Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaron se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit në dy muajt qershor­korrik ka shtim të numrit të aksidenteve.

“Kemi një shtim të fluksit të mjeteve dhe trafikut, shtim të emigrantëve dhe turistëve. Kjo ka sjellë edhe ngjarje rrugore që në perceptim kanë qenë të frikshme, fatale, të dhunshme. Puna e policisë rrugore nuk ka qenë e pakët, ka qenë masive, e palodhur. Kemi shtim të forcave. Po të marrim në krahasim me 2016, në 2015 e njëjtja periudhë më pak aksidente. Numri i aksidenteve ka qenë disi në rritje, jo në shifra alarmante. Numri i masave administrative kanë pësuar një ulje. Duhen forca më të ashpra goditëse, jo vetëm këshillimore. Në 10 drejtues vetëm 1 mund të ndëshkohet”, tha Dervishi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24.

Dervishi theksoi përdorimin e celularëve si një nga shkeljet thelbësore dhe më të rrezikshme. “Kemi disa drejtues që vijnë nga jashtë ku respektojnë rregullat dhe gjithçka por kur vijnë këtu harrojnë që rruga nuk është në ato cilësi dhe sikur çlirohen nga zinxhirët. Rrugët këto janë, sinjalistika kjo është, policia rrugore ka një përgjegjësi të sajën për t’i konstatuar dhe adresuar problemet”, u shpreh eksperti i policisë rrugore.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas