Kronikë

Aksident tragjik në Itali/Humbjetën 37-vjeçari shqiptar,babai i 3 fëmijëve


               Publikuar në : 11:08 - 14/12/19 |
xhu lia

Një aksident i rëndë rrugor  ka ndodhur në Verona të Italisë ku janë përplasur dy kamionë.

Dy drejtuesit e kamionëve janë përfshirë në aksident, ku njëri është transpotuar në spital, ndërsa drejtuesi tjetër ka humbur jetën në vend.

Mësohet se bëhet fjalë për 37-vjeçarin shqiptar Ilir Filolli. 37-vjeçari jetonte në një komunë në Treviso së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.

Rruga ku ndodhi aksidenti mbeti e bllokuar për orë të tëra. Sipas policisë shkaqet e dyshuara që çuan në këtë aksident ka qenë mjegulla dhe prania e ngricave në rrugë./Opinion.al/

 

 

 

Pas