Kronikë

Aksident te Shkëmbi Kavajës, humb jetën këmbësori


               Publikuar në : 19:22 - 20/10/19 |
Al Do

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30 te Shkëmbi Kavajës dhe një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve nga policia një makinë ka aksidentuar një këmbësor rreth të 80-ave në autostradën Kavajë – Durrës. Për pasojë i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar  në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Më datë 20.09.2019, rreth orës  18:30, në autostraden Kavajë – Durrës,​  te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues​ shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar  në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al

Pas