Rajoni

Mbledhja e liderëve politikë në Maq. e Veriut, konfirmohet qasja ndaj BE


               Publikuar në : 19:50 - 20/10/19 |
Al Do

Në Maqedoninë e Veriut, presidenti Pendarovski ka thirrur sot një takim me liderët e të gjithë partive parlamentare në vend.

Takimi zhvillohet prej orës 17:00 në vilën Vodno. Pas rreth dy orësh, të pranishmit vendosën të bëjnë një pushim për të rifilluar përsëri bisedimet. Në një deklaratë për mediat, presidenti Pendarovski tha se në pjesën e parë të mbledhjes është qartësuar qasja ndaj integrimit europian dhe se të gjithë liderët e partive kanë qenë në një mendim se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt integrimit europian.

“Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, që ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë ranë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin reverzibil, për shkak se nuk kemi prej çfarë të frikësohemi. Të gjithë të pranishmit i thanë jo cilësdo alternativë tjetër. Ka pasur propozime që mos të na fusin në kategorinë fqinjëve, sepse ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj të anëtares së plotë të organizatës”-tha mes tjerash Pendarovski.

Në pjesën e dytë të mbledhjes pritet të bisedohet rreth  vendimit për zgjedhjet të parakohshme parlamentare. /Opinion.al

Pas