Kronikë

Motorri përplaset me makinën, ndërron jetë 46-vjeçari


               Publikuar në : 20:38 - 20/10/19 |
Al Do

Një aksident i ndodhur në Farkë rreth orës 18:45 i ka marrë jetën një 46 vjeçari.

Policia bën me dije se një makinë dhe një motoçikletë janë përplasur dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit. /Opinion.al

Pas