Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.
Mësohet se si pasojë e aksidentit të ndodhur rreth orës 20:10 ka mbetur të plagosur tre efektivë të policisë së Kukësit.
Sipas informacioneve, makina me drejtues një 35-vjeçar me inicialet E.A., banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”.
Tre policët e plagosur aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Ndërkohë, Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.