Kronikë

Aksident/ Plagosen tre policë në Morinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 17/09/21 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.

Mësohet se si pasojë e aksidentit të ndodhur rreth orës 20:10 ka mbetur të plagosur tre efektivë të policisë së Kukësit.

Sipas informacioneve, makina me drejtues një 35-vjeçar me inicialet E.A., banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”.

Tre policët e plagosur aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Ndërkohë, Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas