Kronikë

Aksident në Tiranë, plagoset një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 22/07/21 |
Opi Nion

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur sot në  në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka përplasur  shtetasin A. G., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. I plagosuri është transportuar për në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se makina drejtohej nga punonjësi i policisë P. N., pjesë e grupit të kontrollit të territorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas