Kronikë

Aksident në Tiranë, humb jetën 33-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 17/05/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Policia bën me dije se një 33-vjeçar me inicialet R.K., ka humbur kontrollin e mjetit e ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas