Kronikë

Aksident në rrugën Milot-Rreshen, humb jetën i riu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:35 - 26/02/21 |
Opi Nion

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur aksin rrugor Milot-Rreshen në afërsi të një karburanti.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa BMW me të cilën udhëtonte i riu është përplasur nga një trajner duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar me inicialet A.Gj. Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë. Kamioni dhe automjeti tjetër të përfshirë në aksident janë me targa kosovare.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Pas