Një aksident me pasoje vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok.
Mësohet se fillimisht janë përplasur dy mjete, ndërsa më pas në aksident është përfshirë dhe një biçikletë me të cilën udhëtonte një 55-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al