Kronikë

Aksident në Përrenjas, 36-vjeçari përplas për vdekje një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 21/12/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Përrenjas – Librazhd, ku mjeti “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

“Më datë 21.12.2021, rreth orës 05:30, në aksin Përrenjas – Librazhd, vendi Përrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas