Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet fjalë për 4 gra dhe 1 burrë që kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Dy prej të plagosurve janë nga Maqedonia e Veriut.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ Opinion.al