Kronikë

Aksident në Itali, 51-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga një makinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 01/10/21 |
Opi Nion

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 51-vjeçareje shqiptare në Itali.

Viktima e identifikuar si Albana Bega ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Itali pasi u godit nga një automjet teksa po ecte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi pak metra larg shtëpisë së saj. Bega u dërgua në spital por nuk mund t’u mbijetonte dot plagëve që kishte marrë.

Bega bashkë me të shoqin Luan Bajraktari ishin vendosur në Porto Potenza në  Itali prej 20 vitesh ndërsa nga martesa e tyre kishin edhe një djalë.

Tragjedia brenda familjes bëhet akoma më e rëndë edhe nga fakti se 10 ditë më parë Bega kishte humbur të atin.

Miqtë e saj e kujtojnë si një grua të buzëqeshur dhe të lidhur me familjen./Opinion.al

Pas