Aktualitet

Aksident në Elbasan, plagoset 20-vjeçarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 14/10/18 |
el ida

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Për pasojë një nga shoferët është plagosur.

Burime zyrtare nga policia thanë se mjeti tip “Benz” me targa AA494 RM, me drejtues shtetasin B.T., 19 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Citroen” me targa AA961 OI, me drejtuese shtetasen A.I., 20 vjeçe banuese në Elbasan.

Si pasojë e këtij aksidentit është aksidentuar drejtuesja e mjetit Citroen shtetasja A.I., e cila u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan. Ajo ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ‘Benz’ u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për proceduarat e mëtejshme. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Pas