Politikë

Taulant Balla padit Ervin Salianjin për shpifje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 14/10/18 |
b.f

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paditur deputetin e PD-së, Ervin Salianji. Balla e bëri padinë pranë Gjykatës së Tiranës për shpifje. Ai ka kërkuar 1 milion lekë shpërblim për dëmin moral nga Salianji.

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë,” tha Balla.

Ai shtoi se sipas ligjit “papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote”,  dhe se “papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme”.

“Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?”, shkruajti Balla në Facebook./opinion.al

Pas