Kronikë

Aksident në Durrës, makina përplas 65-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 09/10/20 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e  Durrësit.  Policia njofton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një shtetas ende i paidentifikuar,  rreth moshës 65- vjeçare.  Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet  e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve” informoi policia./Opinion.al

Pas