Aktualitet

Rama përgjigje Metës: Çfarë borxhi ka Shqipëria të durojë shkallimet e tua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 09/10/20 |
el ida

Pasi Presidenti i kërkoi Kryeministrit Rama të tregojë se ku dhe me cilin subjekt të OFL është takuar, përmes një tuiteri ka reaguar Kryeministri.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake”, shkruan Rama.

LEXO EDHE-Meta fton Ramën në debat: Jap dorëheqjen nëse ai më fakton…

Ndërkohë më herët, përmes një letre dërëguar Asamblesë Socialiste që do të mbahet sot, Presidenti e ftonte Kryeministrin në debat televiziv, ndërsa thoshte se do të tregonte lidhjet e Ramës me botën e krimit./Opinion.al

Pas