Kronikë

Aksident në autostradën Kolonjë-Lushnje, përplaset për vdekje këmbësori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 15/11/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në autostradën Kolonjë-Lushnje, në Savër.  Sipas policisë, A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç,  i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Në autostradën Kolonjë-Lushnje, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas