Kronikë

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, 2 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 05/11/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, 19-vjeçari me inciale Xh. G.

Të lënduarit u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pas