Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas burimeve të Klan News, 4 persona të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes janë dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes tyre është edhe një fëmijë.
Mësohet se në aksident u përfshinë një fuoristradë tip “Mitsubishi” me targa greke dhe një makinë “Audi” me targa të Kosovës.