Aktualitet

U pezulluan aktivitetin, pronarët e mjeteve lundruese protestojnë në Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 08/08/22 |
Opi Nion

Bllokimi i mjeteve lundruese ka bërë që shumë prej pronarëve në Durrës të protestojnë ditën e sotme para Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Një urdhër verbal i nxjerrë prej disa ditësh ka ndaluar lëvizjen e mjeteve lundruese në det.

Ndërkohë, pronarët e skafeve thonë se janë njoftuar nga policia e kufirit për këtë gjë, ndërsa shtojnë se bllokimi i mjeteve lundruese po i penalizon në kulmin e sezonit turistik.

Ndër të tjera, ata shtojnë se i kanë paguar detyrimet dhe se janë të licencuar për ushtrimin e këtj aktiviteti.

Masat e ndërmarra, u vendosën pas ngjarjes së rëndë të 2 gushtit, ku një vajzë 7- vjeçare humbi jetën si pasojë e goditjes së marrë nga skafi. Pas ngjarjes, policia nisi kontrollin e të gjitha mjeteve që qarkullonin në plazhe, ndërsa para 3 ditësh u dha urdhri për ndalimin e lëvizjes së tyre./Opinion.al

Pas