Aktualitet

Berisha mbështetje të plotë për protestën: Rama po mbron veten, Çuçin dhe Kumbaron



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 08/08/22 |
Opi Nion

Shoqëria Civile ka paralajmëruar sot zhvillimin e protestës së radhës me moton “Drejtësi për Jonadën”. Për protestën ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha, i cili  ka treguar dhe njëherë mbështetjen e tij të plotë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se kryeministri Rama mbron veten dhe se po refuzon kërkesat e qytetarëve të cilët kërkuan dorëheqjen e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrit të Mbrojtjes Bledi Çuçi si dhe Drejtorit të Policisë, Gledis Nano.

“Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kerkesat e qytetarëve.

Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve”, shkruan Berisha.

Pas