Aktualitet

Aksident me vdekje në Elbasan, humb jetën fëmija 5-vjeçar


               Publikuar në : 09:31 - 10/12/19 |
xhu lia

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 5-vjeçar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Një automjet i tipit “Fiat” i drejtuar nga 51-vjeçarja me iniciale K.L është përplasur me një makinë të tipit “Volksëagen”, e drejtuar nga 67-vjeçari me iniciale H.S.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri në makinën “Fiat”, 5 vjeçari me iniciale L.S, I cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Opinion.al/

Pas