Aktualitet

Aksident me disa të lënduar në aksin Klos-Burrel, rëndohet trafiku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 01/09/20 |
Al Do

Disa persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Klos-Burrel.

Një kamion është përplasur me një makinë pranë fshatit Zall-Shoshaj, në hyrje të një ure një kalimshe.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë por edhe problematika e aksit pasi mungon sinjalistika e nevojshme.

Aksidenti ka shkaktuar edhe radhë të gjata trafiku, deri në 3 kilometra.

Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit./ Opinion.al

Pas